Armina Mevlani komenton arrestin shtëpiak të Sali Berishës: Drita e diellit do të dalë

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vite më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare në martesë, me një dasmë ku morën pjesë një rreth i ngushtë miqsh e familjarësh.

Blogerja u emocionua ndërsa kujtoi në programin “Rudina” ditën e rëndësishme, për të cilën tha se duhet realizuar sepse ndodh vetëm një herë.

Krahas kësaj, Armina u pyet edhe për situatën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës i cili ndodhet nën arrest shtëpie. Si nusja e familjes Berisha, ajo komentoi si ka ndikuar kjo ngjarje përtej çështjes politike.

Armina Mevlani: Sigurisht përtej çështjes politike nuk është përjetuar mirë dhe është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet. Megjithatë, shpresojmë për më mirë në vazhdim.

Rudina Magjistari: Ti ke mundësi ta takosh besoj apo jo?

Armina Mevlani: Po patjetër, jemi në kontakt. Me thënë të drejtën, unë kam kuptuar me kalimin e kohës, qoftë në familje apo në marrëdhënie dhe gjithçka është shëndeti dhe për sa kohë që njerëzit janë të shëndetshëm dhe të fortë, do të dalë drita e diellit, e sigurt që po.

Zjarr Tv Ad