Bushati kundër komisionit “Xhafaj”: Nuk kemi nevojë për të shpikur rrotën…!

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se qeveria duhet të jetë gjithmonë luftëtari kryesor kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar.

I pyetur për komisionin anti-korrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ish-ministri Bushati tha se komisione të tilla janë të vlefshëm, por kjo është nuk i takon komisioneve bipartizane, porse i takon ekzekutivit.

“Mendoj se komisionet parlamentare e sidomos ato bipartizane mendoj se janë të vlefshme dhe vetëm sa mund ti bëjnë mirë klimës politike në vend. Sidomos kur këto komisione marrin një kohë të caktuar dhe mundohen të shqyrtojnë çështje që kanë të bëjnë me reformën kushtetuese.

Ka një debat mes disa profesionistëve, mes të cilit mendohet se kushtetuta mund të kërkojë një rishikim më tërësor. Për këtë nevojitet një ambient politik më i paqtë.

Gjithashtu mund të duhet një kuadër i ri institucional në vend. Këto natyrisht kërkojnë komisione bipartizane. Por kur flasim për këto tema, të antikurrupsionit, këto nuk janë tema të parlamentit por të ekzekutivit”-tha ish-ministri.

I pyetur se cili është qëllimi për të ngritur një komision të tillë Bushati tha se këtë nuk mund ta dijë se nuk është propozues.

“Unë nuk e di se unë nuk jam propozues, por ju them se cilat janë standardet dhe praktikat dhe ne nuk kemi nevojë të shpikim rrotën”, tha Bushati.

Zjarr Tv Ad