“Menduam se ishte pengmarrje apo atentat që mund të na vrisnin”- Personi që shoqëronte Ilir Metën tregon momentet e arrestimit

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artemis Peca, Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë ka qenë një nga dëshmitarët e momentit të arrestimit të ish-Presidentit dhe kryetarit të PL, Ilir Meta.

Ai thotë se efektivët e policisë i kanë ndaluar në mes të rrugës të armatosur teksa shton se sipas tij, i kanë nxjerrë në mënyrë çnjerëzore nga makina.

Me Metën kemi qenë në makinë, kemi udhëtuar prej 2 orësh në Kosovë, ishim për qejf në Kosovë dhe bëmë dhe takime partie me kryetarin e PL-së së Kukësit. Një akt kriminal, një akt i tmerrshëm. Nuk na ka bërë shenjë të ndalohemi, na kanë bllokuar rrugën. Unë isha në timon, vetëm unë dhe Meta.

Ne ishim në fundjavë, kishim takime partie. Unë si sekretar organizativ, jam i detyruar që ta shoqëroj. Erdhën nga ana e të dyve, ishin të armatosur me kallashnikov, na hapën të 2 dyert në mënyrë çnjerëzore. Makina nuk ka “lock door” dhe hapet lehtësisht dhe nga jashtë dhe na hapën të dy dyert direkt dhe na thanë që do të vini me ne. Meta vetëm ka thënë se kush jeni ju, na jepni një vendim. Ata as nuk na dhanë një vendim dhe as një dokument, asgjë”, tregon ai në Opinion.

Peca hedh poshtë pretendimet e policisë: “Më kanë shoqëruar dhe mua, më kanë nxjerrë në mënyrë çnjerëzore, më kanë përplasur dhe më kanë vënë prangat. Ishin të maskuar. Metën e kanë shoqëruar me makinën e bardhë. Nuk kanë thënë që jemi policia. Mendoja që pengmarrje apo atentat që mund të na vrisnin”.

Pyetje: A i bënë komunikim Metës?

Artemis Peca: Vetëm e futën në makinë. E kanë goditur Metën me forcë nga koka. Meta nuk është njeri i thjeshtë. As nuk është kriminel. Nuk ka pasur kundërshtim. Pastaj kam ndenjur 40 minuta me pranga në duar. Ata bënin sikur bënin video dhe foto. Ne na ndanë që në fillim nga Meta. Unë kërkova që të më lironin prangat, më linin me pranga dhe ushtronin presion. Pastaj m’i hoqën prangat dhe më thanë që do të rrish këtu. Ata nuk e dinin se çfarë do të bënin me mua. Më mbajtën aty deri në momentin që është shoqëruar Meta. Më pas shkova tek PL për të marrë pjesë në konferencë.

Zjarr Tv Ad