“Rama diktator pervers”/ Aktori Malkaj, thirrje demokratëve: S’ka kohë për të kruajtur hundët por t’i tregojmë vendin qelbësirës

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Mehdi Malkaj iu bashkua sërish protestuesve para Bashkisë së Tiranës.

Që në nisje të fjalës së tij, mesazhin aktori e pati për kryeministrin Edi Rama, që nuk ngurroi ta quante një pervers.

Aktori Malkaj u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të përmbysin këtë regjim, njëjtë siç ndodhi në SHBA.

“Ky diktatori jonë pervers, para disa kohësh ishte me disa fëmijë të vegjël dhe ia dha truri e nxori gishtin. Ta kthejnë guishtin e mesit me fytyrë nga kryeministria, të gjithë burrat.

Jetojmë në një kohë kur kryeministri pervers s’la gjë pa thënë për presidentin e zgjedhur të SHBA-së, si një krimb e morr, pa thënë gjë më të bukur, bën si engjëllor.

Meqë SHBA bëri ndryshim të madh duhet ta bëjmë dhe ne. Jo me muhabete, ta bëjmë tani.

S’ka kohë për të kruajtur hundët por t’i tregojmë vendin qelbësirës dhe këtij h…. këtu”, tha ai.

Zjarr Tv Ad