“Nëse nuk vlen, të hapë krahun”, deputeti demokrat bën gati planin për të mundur Ramën në 2025-n

0
300
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, tha se forca politike ku ai bën pjesë duhet të lëvizë më shpejt për t’u bërë gati për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Krahasuar me ku ishim, me përçarje etj., jemi shumë mirë, nuk diskutohet. Por unë jam me mendimin, që gjithsecili do të ketë parcelën e tij të cilën duhet ta plugojë, ta punojë t’i bëjë hyzmet, t’i mbledhë frutat dhe në fund të vlerësohet. Dhe kjo bëhet nëpërmjet burrave dhe grave të cilët kanë integritet, kanë moral dhe luftojnë fort, dhe të cilët qytetarët i pëlqejnë”, tha Sula në një intervistë në Ditarin e fundjvavës, me Erion Dushin, në A2 CNN.

“Nëse nuk do të kemi këtë qasje, nuk do të fitojmë. Opozita duhet të jetë alternativë dhe alternativa vjen me burra dhe me gra të cilët janë njerëz me integritet të fortë”.

Sipas tij, politika është imazhi dhe mesazhi që ai përcjell. “Nëse ne do të shkojmë me figura të mira, të forta, figura që janë të vlerësuara dhe të papërfolur për korrupsion, do të duhet që patjetër të jenë këta në lista për zgjedhjet e vitit 2025. Unë e kam thënë që gjithsecili ka vlerë, pa diskutim, kushdo qoftë. Nëse Dash Sula nuk vlen, të hapë krahun, nëse Gazment Bardhi nuk vlen, të hapë krahun. Por ama do të duhet të kalojnë në skalionin dytë. Por ama ne nuk duhet të paraqesim figura të konsumuara, figura që nuk janë vlerësuar në zgjedhjet e vitit 2021, se ka shumë vlerë ai votim”, tha Sula.

Zjarr Tv Ad