Përplasja me Begajn/ Këlliçi akuzon Presidentin për datën e zgjedhjeve: S’ka pasur kontakt nga PD, lajthitje e momentit e kapterit

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Belind Këlliçi foli në Ditarin e mesditës nga Denisa Pasholli në A2 CNN për datën e zgjedhjeve dhe për konsultimet me presidentin. Ai rrëzoi deklaratën e një dite më parë të Bajram Begajt, ku thuhej se ka pasur konsultime me të gjithë aktorët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.

Këlliçi mohoi kategorikisht që të ketë pasur kontakte me presidentit nga përfaqësues të Partisë Demokratike për datën e zgjedhjeve. Ai e quajti një “lajthitje momentale e kapterit të shtetit”.

“Nuk e kam idenë se për çfarë flet kapteri i Edi Ramës. Bëni mirë të pyesni kapterin e Edi Ramës. Në dijeninë time, askush zyrtarisht në emër të opozitës nuk e ka kontaktuar dhe nuk pranuar të bëhet farsë e këtij procesi të vendosur kohë më parë nga ministri i bandave, Taulant Balla, dy muaj më parë. Është lajthitje momentale e kapterit të shtetit. Zero, nuk kemi pasur asnjë kontakt. Mesa duket është vendosur të bëhet pjesë e lojës politike të mazhorancës”, tha Këlliçi në A2.

Po çfarë do të ndryshonte data 4 nga data 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve?

“Nuk është çështje date, por është çështje garancish, çështje procesi, që ne të shkojmë në një proces zgjedhor ku të mos futen duart nga politika, nga krimi i organizuar. Çështja është që diaspora të ketë realisht mundësi të votojë pasi po stërzgjatet qëllimisht procesi nga mazhoranca sepse e dinë që diasporën e kanë kundër. Çështja është që qeveria teknike është domosdoshmëri sot për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Qytetarët duhet të shkojnë për të zgjedhur alternativën e duhur pa presionin e bandave, as nga shitblerja e votës dhe as nga presioni i administratës publike. Kjo është çështje parimesh dhe kushtetutshmërie. Ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, është kaq e thjeshtë”, tha Këlliçi.

Zjarr Tv Ad