Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga arresti shtëpiak.
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë ditën e sotme vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha.
Me vendim të trupës gjykuese, ndaj Sali Berishës nuk ka asnjë masë tjetër sigurie.
“Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë. Nga sot Sali Berisha është i lirë. Ndaj tij nuk ka asnjë masë tjetër sigurie”, tha avokati Genc Gjokutaj.
“Prokurori kërkoi që të lihej në fuqi masa “arrest shtëpie”, shtoi përfaqësuesi ligjor i kreu të PD-së.
Vendimi për vendosjen se Sali Berishës u mor nga GJKKO më 30 Dhjetor 2023 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pasi ish-kryeministri refuzoi që të zbatonte masën “detyrim paraqitje” ndaj tij duke e konsideruar si antikushtetuese.
“Zëvendësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023, verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal E40701031R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal”,