Berisha: Më 23 Dhjetor, mosbindja civile më e fuqishme kombëtare

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se data 23 Dhjetor 2024 do të shënojë mosbindjen më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë me gazetarët, ish-Kryeministri Berisha ju ka bërë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në këtë mosbindje civile. Ai thotë se kjo protestë do të ketë fuqinë e elektroshokut për atë që e quan “regjimi narkodiktatorial i Edi Ramës”.

Sali Berisha: Diktatura rrëzohet ose me lëvizje të armatosur siç dje me diktatorin gjakatar Bashar Al Asad, ose me mosbindje civile. Opozita shqiptare ka zgjedhur mosbindjen civile si rrugën kryesore, të vetme për të çliruar shqiptarët nga narkodiktatori dhe diktatura e tij që kërkon të marrë njëlloj si Lukashenko mandatin e katërt, të grabisë mandatin e katërt.

Ndaj dhe data 23 Dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot. Modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Edi Ramës.

Sjellim në vëmendje se Partia Demokratike ka nisur protestat në formën e mosbindjes civile që pas dënimit me burg të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji në fund të Shtatorit.

Ish-deputeti demokrat akuzohet për “kallëzim të rremë publik” në lidhje me çështjen “Babale” pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e Salianjit me 1 vit burg, vendim të cilin PD e konsideron politik.

Zjarr Tv Ad