Ish-burri i Parashqevi Simakut shokon shqiptarët: Ajo e braktisi vetë djalin tonë, s’jam unë fajtor

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish bashkëshorti i Parashqevi Simakut në një intervistë ekskluzive për Top Story, Robert Nolfe, tregoi se në këto momenti dëshiron që djali i tij të takohet me nënën.

“Qëndrova në komunikim me Lukën dhe një herë në dy vjet filloja dhe e bëja këtë bisedë, dhe erdhi në këtë situatë ku jemi tani. Jam i kënaqur që jemi në këtë pozicion dhe mendoj se ai është i hapur për mundësinë dhe them se do ishte në të mirë të të gjithëve që të takohen falë punës që ka bërë Eltoni. U trondita kur pashë videon dhe sa shumë u përhap dhe më erdhi mirë që ajo u tregua bashkëpunuese. Jam u rënduar, jam këtu për familjen time dhe të dashurit e mi dhe nuk ke jetoj jetën i frikësuar. Por jam i rënduar shpirtërisht. Uroj të kemi rezultat pozitiv”, tha ai.

Më tej ai shtoi se:

Duket se keni bërë një kërkim të thellë, dhe pak a shumë gjithçka që keni thënë është e vërtetë. Nëse ajo e bëri zgjedhjen për të mos e takuar të birin, ajo ishte shumë idealiste, po flisni për një artiste ikonike, ishte shumë idealiste dhe ndoshta kjo ishte pika e saj e dobët dhe për të, ajo nuk është një person mesatar, ajo është shumë më e fortë, kur bëhet fjalë për diçka që beson u qëndron fort idealeve, ndoshta është veti e shqiptarëve, por negativiteti që po ndjej unë, për mua ka rëndësi që njerëzit e duan dhe e kërkojnë një kokë turku por nuk jam unë ky”, tha ai.

Zjarr Tv Ad