Drejtuesi i Acromax: Ja pse Tik Tok mund të ndikojë “frikshëm” në rezultatin e zgjedhjeve

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se Tik Tok është i vetmi rrjet social që nuk menaxhohet dot, nëse ka një skandal.

Nini mori një rast hipotetik. Ai u shpreh se nëse ka një skandal një ditë para zgjedhjeve, nëse në rrjetet e tjera sociale ky skandal mund të menaxhohet, në Tik Tok është e pamundur, pasi në të ka akses edhe banori i fshatit më të humbur të vendit. Kësisoj, shpjegoi ai, Tik Tok mund të ndikojë “frikshëm” në rezultatin e zgjedhjeve.

Aldor Nini: Nëse një ditë para zgjedhjeve, teorikisht, ndodh një skandal…Në Tv mund të menaxhohet, në Instagram ka një audiencë të caktuar, Në Fb menaxhohet, në You Tube menaxhohet, në Tik Tok mund të marrë përmasa të mëdha dhe mund ta shikojë edhe ai që jeton në fshatin më të humbur dhe ajo mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Kjo mund të jetë keq dhe për opozitën, edhe për qeverinë. Tik Tok mund të ndikojë në mënyrë të frikshme në rezultatin e zgjedhjeve.

Zjarr Tv Ad