Davidi kundër Goliathit? Një patriot i çartur kundër “të keqit, bullizuesit, arrogantit” Trump?….

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armir Shkurti

Debati i pazakontë i presidentit të Ukrainës dhe atij të SHBA sot është tema e ditës. Pse jo edhe e natës.

A nuk qe shumë trim ky aktori me blluzë bojulliri?

Po! Ishte! Dhe për mua nuk aktroi hiç fare! Skena e sotme më vërtetoi se me fitoren e Trump e keqja aspak nuk është zbythur.

Përkundrazi. Po riorganizohet dhe po rreshtohet për rezistencë dhe sulm njëkohësisht. Globalizmi majtist i mundur në presidencialet amerikane është i gjallë dhe aktiv në politikën amerikane: që nga senati e kongresi deri në rrëzat e administratës, që Trump e quan “deep state”. Ndërsa në Europë është egërsisht në pushtet. Shumë më e konsoliduar sesa përtej oqeanit. Dhe ky regjim nuk ka ndërmend të dalë në pension. Ky regjim e shpalli fytyrën antinjetëzore gjatë pandemisë, me marrjen nën kontroll të jetëve dhe me vrasjet përmes vaksinave. Ky regjim nisi tredhjen dhe denatyrimin e njeriut përmes axhendave përkatëse.

Në takimin e sotëm u përmend “Lufta III Botërore”

Globalizmi majtist në pushtet e çoi përnjëmend botën në prag të një përplasjeje bërthamore. Sebepi i kësaj katastrofe ishte ky trimi gojëbrisk. Ky u bë stari i shfaqjeve në çdo kancelari a ekran. Davidi kundër Goliathit rus. Lumë gjaku ukrainas, rrënoja dhe eksod. Por “Davidi” mbahej, se e mbante regjimi, me në krye Bidenin e Amerikës, babin e shokut të mirë të Volodimirit.

Sot ky “trim” kërcënoi edhe Amerikën! I kujtoi se oqeani nuk ka për ta mbrojtur. Për nder, veç Enver Hoxhën mbaj mend që ishte në luftë edhe me amerikanët edhe me rusët! Por të paktën, Enveri e pati në mendje. Ky na qenkësh kaq k**derr sa ia përplas në sy, mu në zyrë ovale, “arrogantit, bullizuesit” Trump?

Jo mër lale!

Ata që e ngjitën në skenë me rolin e presidentit luftëtar, ata i kanë dhënë edhe skenarin tjetër. Atë të “duelit” me bjondin. Djaloshi me blluze bojëulliri nuk ka shpëtim. Pa e hedhur vallen sipas avazit deri në fund, ia presin testikujt e çdo zgjatim tjetër trupi për së gjalli ata që e vunë dhe e komandojnë! E ka shitur shpirtin Volodimiri!

Prandaj luan trimin!

Ndërsa bota vazhdon të mos e kuptojë se është në rrezik. Se monstrat antinjeri po mobilizohen për tu rikthyer më egër dhe që në fakt s’është se e kanë edhe aq të vështirë, me këto masa trumutër që vazhdojnë na çajnë trapin me k**lliqet globaliste majtiste.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad