Propozimi i Dash Shehit: Gratë e vajzat në Shqipëri të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, propozoi që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë.

Sipas tij, ky orar i reduktuar do të sillte shumë gjëra pozitive në shoqëri.

“Ne kemi menduar që grave dhe vajzave t’i japim mundësinë që të punojnë vetëm 6 orë në ditë. Nuk humb asgjë as biznesi në privat. Kjo i rikthehet ekonomisë shqiptare në edukimin e fëmijëve dhe në jetën e grave.

E kanë eksperimentuar shumë shtete javën e punës me 30 orë. Në privat nuk shkon më shumë se 6 orë rendimenti i punës. Është favor i madh që i bëhet çifteve të reja”, tha Shehi për A2.

“Është edhe një lloj shtytjeje që të mos largohemi nga Shqipëria, pasi këtu kemi lehtësira”, shtoi kreu i LZHK-së.

Zjarr Tv Ad