Xheni Karaj i drejtohet Jorida Tabakut: E di që nuk je homofobe, mos u shtir kot për një grusht vota…

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Feputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka nisur fushatën për të fituar një mandat tjetër në Kuvendin e Shqipërisë.

E pozicionuar në listën e hapur të Tiranës, Tabaku ka shprehur te qytetarët se përfaqëson parimet konservatore, duke thënë se është “për familjen tradicionale”.

Deklaratat e deputetes, kanë sjellë reagimin e Xheni Karajt, aktiviste dhe drejtuese e Aleanca LGBT, e cila thotë se ndihet e zhgënjyer me Tabakun, sepse ka përqafuar një retorikë “të shtirur” për fushatë.

Karaj deklaron se mund edhe ta votonte deputeten, por retorika e saj për “një grusht votash” ka bërë që të ndërrojë mendje.

Postimi i aktivistes:

“Sot po i thosha një miku tim gazetar se, nëse do të votoja për një politikan të Partisë Demokratike, ajo do të ishte pikërisht Jorida Tabaku. Si fëmijë e rritur në mjediset e selisë së PD-së, gjithmonë e kam parë Joridën si një nga gratë tironse më të mençura dhe më të përgatitura që ka pasur kjo parti. Si tironse, Jorida duhet të promovojë vlerat që i bëjnë tironsit krenarë, ku më kryesorja është mikpritja dhe pranimi i diversitetit.

E di që Jorida nuk është homofobe. Por nuk mund të mos ndjej një zhgënjim të thellë kur shoh që, ashtu si shumë kolegë të saj, ka zgjedhur të luajë kartën e shtirur dhe të djegur të konservatorizmit, thjesht për një grusht votash.

Ajo thotë në intervistë se parimet konservatore kanë qenë baza e PD-së, dhe se “familja ka qenë gjithmonë e para”.

Po sa parimore ka qenë kjo parti, moj Jorida, kur s’ka mbetur konservator parimor në PD pa i futur thikën pas shpine njëri-tjetrit?

Këtë nuk besoja se do të më duhej të ta evidentoja unë, duke qënë se e ke ndjerë vetë në kurriz”, shkruan Karaj.

Deklarata e Tabakut:

Zjarr Tv Ad