Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Durrsit Besim Trezhnjevën “Trupa gjykuese pasi mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ në lidhje me vlerësimin e pasurisë, shqyrtoi parashtrimet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjor i subjektit si dhe dëgjoi atë në seancë, cmon se bazuar në nenin 4 pika 2 të ligjit 84, 2016 rezultatet e hetimit vetëm për kriterin e pasurisë janë të mjaftueshme për rivlerësimin përfundimtar të subjektit, zotit Trezhnjeva. Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faska kryesuese, Firdes Shuli, relatore, Roland Ilia anëtar vendosi të shkarkojë nga detyra Besim Trezhnjeva, gjyqtar pranë gjykatës së Apelit Durrës”. Avokati Fatmir Brraka e quajti vendimin të padrejtë: Do të ankimojmë. “Duhej një hetim i thelluar” Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrësit ishte një nga kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Besim Trezhnjeva, ishtë gjyqtari i dytë i shkarkuar pas gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Ndërsa gjyqtarja Vitore Tusha kaloi me sukses këtë proces.
Vetingu ikën dhe gjyqtari i Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...