13 shërbime të reja elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mund të paguhen online në portalin qeveritar e-Albania.Pagesa e këtyre detyrimeve që u paralajmërua më herët, u njoftua sot nga kryeministri Edi Rama se ka nisur të zbatohet.Sipas kreut të qeverisë me shtimin e këtyre shërbimeve reduktohen mundësitë për korrupsion, radhët e gjata si dhe humbjet e kohës. Ndërkohë, ka shtuar më tej se vijon puna dhe rezultatet do të ndjehen në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin. Shërbimet tatimore përfshijnë pagesat nga Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël e deri në detyrimet për shlyerjen e penaliteteve.
Statusi i plotë:
Çdo ditë një hap në rrugën për SHQIPERINE QE DUAM
Vazhdojmë lehtësimin e shërbimeve dhe uljen sistematike të ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhat e kota dhe humbjet e kohës 👍
Sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:
1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
2. Tatim i Lojërave të Fatit
3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
4. Tatim i Mbajtur në Burim
5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar
6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
7. Tatim Fitimi
8. Tatim mbi të Ardhurat Personale
9. Taksat Kombëtare
10. Tarifat Kombëtare
11. Renta minerare
12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
13. Detyrime globale/Penalitetet
Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin