Zhardhokët e zinj të kërpudhave, tartufi, po bëhen gjithnjë e më të kërkuara në tregun botëror. Kjo ka nxitur nxjerrjen dhe shitjen e tyre në tregun e zi, por dhe konkurrencën mes rivalëve.PhuketNews i ka kushtuar një koment këtij fenomeni në vendin tonë me personazhe konkretë.
“Kërcënimet, qentë e helmuar dhe pemët e masakruara: Pyjet e Shqipërisë janë përfshirë nga një luftë mbi zhardhokët, kërpudhat e çmuara dhe të kushtueshme të njohura në këtë vend të varfër evropian si ‘ari i zi’.
Evgjeni Pano, një 28-vjeçare e gjuetisë së zhardhokëve, fillon çdo mëngjes kërkimet në malet jugore të Shqipërisë me burrin e saj dhe qentë leshtorë, Lajka dhe Boss, të cilët janë trajnuar për të gjetur kënaqësitë e shijshme të kuzhinës dhe për t’i zbuluar ato lehtësisht nga poshtë tokës.
Pano shet pjesën më të madhe të zhardhokëve të kërpudhave tek tregtarët e huaj nga Italia dhe Franca .Një kg zhardhok i zi i sjell asaj në shtëpi 50 euro, kurse një kg tartuf shumë më i rralle dhe i çmuar shitet deri në 140 euro. Këto janë shuma për t’u patur zili në një vend ku paga mesatare mujore është nën 400 euro he madje më e ulët në zonat rurale.
Pano dhe gjuetarët e tjerë të përfshirë në kërkimin e zhardhokëve e përshkruajne si “luftë të zezë”atë në pyjet e vendit me konkurrentë që kërcënojnë rivalët.
Pano tregoi se një ditë, një grup njerëzish “e bllokuan atë në rrugë dhe e kërcënuan” nëse ajo do të vijojë të kërkojë në tokën që pretendonin se ishte e tyre.
Ajo e raportoi incidentin edhe për policinë dhe u rikthye në punë mëngjesin e ardhshëm për të provuar se ajo nuk do të pengohet lehtësisht nga ky aktivitet që e përshkruan si “pasion të thellë dhe emocional”.
Por të tjerë janë detyruar të heqin dorë nga kjo tregti sic është rasti e Besmi Lamit i cili kalonte ditët e tij duke kërkuar zhardhokë në Malin e Dajtit, pasi konkurrentet helmuan dy qentë e tij.
“Ata më ndoqën, gjetën vendin dhe më kërkuan të ikja, ata vranë dy qenët e mi”, tha ai, duke u përpjekur të mbante lotët, ndërsa duart e tij dridheshin.
Mungesa e rregullave i ka vënë pemët e Shqipërisë – dhe për këtë arsye vetë zhardhokët – në rrezik, nga gjuetarët e pamatur që sulmojnë tokën me majat e mprehta.
Tregtia e zhardhokëve mori hov në Shqipëri një dekadë më parë, kur italianët erdhën për të kërkuar kërpudha nga anën tjetër e detit Adriatik.
Dikur tartufi rritej në mënyrë të bollshme në Shqipëri, por tani është bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u gjetur pasi rrënjët e pemëve janë dëmtuar shumë nga përdorimi i heshtave.
Një peme që i shkatërrohen rrënjët nuk prodhojnë dot më kërpudha. Në disa pjesë të vendit, siç është Parku Kombëtar Divjake-Karavasta në perëndim, situata është bërë “katastrofale për kërpudhat”, tha Adrian Koci, drejtori i parkut.
Zytari i ministrisë së Mjedisit Ylli Hoxha thotë sepo punohet për një kornizë të plotë ligjore për korrjen e zhardhokëve.Në tregjet e huaja zhardhokët shiten dhjetë fish më shtrenjtë.