Kryeprokurorja e Përkohshme , Arta Marku ka bërë një panoramë të punës së institucionit që ajo drejton për vitin 2017.
Nga foltorja e Kuvendit Marku ka thënë në Kuvend ka pasur 13 procedime për funksionarë të lartë vetëm gjatë vitit të kaluar, ndërsa theksoi se numri më i lartë i procedimeve ka qenë për vjedhje.
Duke renditur gjendjen e kriminalitetit në qarqet shqiptare, Marku deklaroi se Dibra ka nivelin më të ulët, ndërsa Vlora kryeson listën.
“Me kriminalitet më të ulët është Dibra, ndërsa me i lartë regjistrohet në Vlorë. Megjithëse ka një rritje të njoftimeve sasiore, nuk ka shumë lidhje dhe përputhje me njoftimet cilësore. Numri më i lartë i procedimeve ka qernë për vjedhje. Ka një rritje me 10% të kallëzimeve penale”, tha ajo.
Gjithashtu, Marku u ndal edhe tek çështja e luftës kundër kultivimit të kanabisit, që sipas saj, të gjithë institucionet ligj zbatuese në vend kanë hartuar një plan që do të veprojë për tre vitet e ardhshme.