Reagon deputeti Rrahman Raja: S’bëhem prokuror i djalit, i takon drejtësisë

0
207
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas akuzave publike dhe denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu se djali i tij e ka kërcënuar për të fshehur një përdhunim, deputeti i PS-së Rrahman Rraja ka reaguar sërish. Me anë të një statusi në rrjetet sociale  në ‘Facebook’ ai tha se nuk ka bërë kurrë presion ndaj policisë.

Rraja pohoi se ai nuk bëhej prokurori i djalit të tij, i cili qëndron pas hekurave nën akuzën e përndjekjes ndaj ish-të dashurës së Xhisiela Malokut, duke shtuar se kjo ështje i takon drejtësisë për të hetuar. Mes të tjerash socialisti tha se familja e tij dhe e vajzës që denoncoi djalin e tij, Rexhep Rraja, ka lidhje disa vjeçare, që për të mbeten të pandryshuara.

REAGIMI I DEPUTETIT
Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:
1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.
2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.

  1. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.
  2. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes.
Zjarr Tv Ad