Xhisiela vendos të mos mbulohet më. Ja vajza që trazoi politikën

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vajza që shihni në foto është Xhisiela Maloku, 25-vjeçarja që tashmë është kthyer në personazhin e ditës, si për kronikën por edhe për politikën.

Vajza nga Nikla e Fushë-Krujës, e cila prej gati 7 vitesh ishte në një lidhje me djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, denoncoi ish-të dashurin për dhunë dhe përndjekje, kallëzim që më pas u tërhoq nga vetë ajo

Ndërkohë, Rexhep Rraja u arrestua dje me urdhër të prokurorisë, ndërsa akuzohet për përndjekje. Xhisiela, teksa në një intervistë televizive vendosi që të shfaqej me kurriz, sot ka thyer ‘rregullin’, ndërsa ka pranuar që të dalë publikisht, vetëm pak orë pasi policia e mori në mbrojtje.

Zjarr Tv Ad