Blindohen Krimet e Rënda, jepet sot pretenca për ‘Shullazin’,

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas dështimit të seancës me 25 shtator, pritet që diten e sotme të jepet pretence për Emiljano Shullazin dhe bashkëpuntorëve të tij.

E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth,. Kujtojmë se çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda. Siç u raportua edhe pak ditë më parë, arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore ishte pas kërkesës së Blerim Shullazit, i cili deklaroi se ishte i sëmurë.

Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, por ata sot nuk janë prezent në seancë, ndërsa kafazi i hekurt është bosh. Në sallën e gjyqit janë vetëm avokatët e tyre.

Kryeprokurorja Arta Marku bëri lëvizje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pasi nuk pranonin të merrnin përsipër çështjen. Por pas debateve u vendos dhe katërshja e tyre, Donika Prela, Gentjan Osmani, Anton Martini dhe Besnik Muçi.

Zjarr Tv Ad