Bashkia Kamëz: Në rast zjarri apo dhe përmbytjesh Kamza nuk ka asnjë automjet zjarrfikëse!

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Kamzës shpreh shqetësimin për mungesën e një stacioni zjarrfikës në këtë njësi vendor. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, kryebashkiaku Xhelal Mziu e cilëson situatën si të paprecedentë për faktin se bashkia e 6-të në vend nuk ka asnjë automjet dhe personel të duhur për këtë qëllim.
“Në rast zjarri apo dhe përmbytjesh Kamza nuk ka asnjë automjet zjarrfikëse dhe rrjedhimisht as stacion zjarrfikësesh, duke mos pasur mjete dhe personelin e duhur. Me kalimin e kompetencave duhej që Kamzës t’i kalonte një stacion zjarrfikësesh. Kemi 4 reparte zjarrfikësesh: në Kombinat, tek Inxhinieria e Ndërtimit, Kinostudio dhe në Kodër-Kamëz pranë UBT-së dhe asnjëri prej stacioneve s’i ka kaluar Kamzës.
E sanksionuar edhe në ligjin e 2015-ës është që kush s’ka përfituar nga kjo ndarje qeveria të na sillte mjetet ose fondin që t’i blinim vetë. Madje, ne bëmë gati edhe projekti dhe planifikuam edhe vendin në vitin 2017 në komunikim me Ministrinë e Brendshme, por fondi u rialokua dhe nuk na erdhi.
As automjete dhe as fonde nuk na kanë kaluar dhe sot në rast të një zjarri apo përmbytjeje, Bashkia Kamëz duhet t’i kërkojë ndihmë Tiranës. A nuk është kjo absurde!? Çfarë mund të quhet tjetër veçse diskriminim i pastër për qëllime politike”, thotë kryebashkiaku Xhelal Mziu që evidenton se në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua një fond i posaçëm për blerje automjetesh zjarrfikëse po sërish Kamza nuk përfiton.
Burimi: SCAN

Zjarr Tv Ad