I frymëzuar nga mënyra e festimit të futbollistëve Shaqiri dhe Xhaka në Botërorin e Rusisë, një sipërmarrës në Zvicër pati një ide për të rritur biznesin e tij. Ai vendosi të prodhonte versionin “shqiponjë” të birrës së Lucernës që u pagëzua me emrin “Doplleradler”. Menjeherë erdhën kërkesa të shumta nga Kosova dhe Shqipëria por edhe kërcënime dhe policë në fabrikë. Një cështje që ka marrë aktualisht vëmendjen e shtypit në Zvicër.
“Birra e re pati sukses të jashtëzakonshëm në shitje. Sasia e parë u shit menjëherë, madje kishte nga ata persona që u interesuan në fabrikë për të blerë këtë birrë, por ne nuk kishim në atë moment dhe ata u zhgënjyen” – ka deklaruar administratori Shuternberger – “ Për këtë birrë të vecantë, na kanë ardhur kërkesa të shumta nga Prishtina dhe Tirana” – ka vazhduar më tej administrator I fabrikës.