Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka deklaruar se më në fund është gjetur financuesi për ndërtimin e një kopshti në një prej lagjeve të varfra të Librazhdit. Ky financim do të mundësohet nga “Fodni i Edukimit” i cili do të ushqehet pikërisht nga shpifësit, sipas tij.
Ende pa u ngritur Departamenti Anti-shpifje në PS, i cili sipas Ramës do të grumbullojë paratë që socialistët do të fitojnë në gjyqe me shpifësit mediatikë dhe politikë, numri dy i socialistëve Taulant Balla ka filluar të mendojë se ku do t’i shpenzojë këto para. Në një nga lagjet e varfra të Librazhdit ku kryesisht jeton komuniteti egjiptian dhe ai rom, Balla premto një kopsht të ri nga Fondi i Edukimit.
Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan punimet për përmirësimin e kushteve të jetesës së 65 familjeve në Librazhd.