Gjiknuri në Burrel: Uzina e ferrokromit, 28 mln dollar më shumë në arkën e shtetit

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ishte në Uzinën e Ferrokromit në Burrel ku pa nga afër efektin e masave të ndërmarra nga qeveria gjatë viteve të fundit për ringjalljen e industrisë përpunuese të mineraleve brenda vendit

Ringjallja e industrisë së kromit ka rritur të ardhur në arkën e shtetit si dhe ka ndikuar në rritjen e punësimit. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknur gjatë vizitës në Uzinën e Ferrokromit në Burrel u shpreh se qeveria do të vijojë të nxisë ringritjen e kësaj industrie.

Më tej, ai nënvizoi se investimet kanë rritur kapacitetet përpunuese brenda vendit duke tejkaluar edhe prodhimin e Ferrokromit të para viteve ’90, ku në këtë uzinë janë punësuar 180 persona me paga mesatare 60,000lekë të reja në muaj. Por pavarësisht kësaj, minatorët vijojnë protestat e herë pas hershme duke kërkuar statusin e minatorëve.

 

Zjarr Tv Ad