Ura Hong Kong-Zhuhai-Macao, e cila lidh anët lindore dhe perëndimore të Deltës së lumit Pearl në jug të Kinës kushtoi plot 15 mld euro dhe në të do të qarkullojnë 40.000 vetura çdo ditë në gjashtë korsi.
Një strukturë titanike që ndërlidh një urë, katër ishuj artificialë dhe një tunel prej 6.7 kilometra shtrihet në një total prej gati 55 kilometra.
Jo më pak se 420,000 tonë çelik, ekuivalente me gjashtëdhjetë kullat Eiffel, por edhe shtatë vjet punë, do të ishte e nevojshme për të lidhur qytetet e Hong Kongut Macaut dhe Zhuhait.
Ky ndërtim gjigand prej 15 miliardë eurosh, do të zvogëlojë kohën e udhëtimit mes këtyre tre qyteteve në 45 minuta kundër tre orëve deri më tani.
Ky projekt ka lindur në vitin 2010 pas një marrëveshjeje midis qeverive të Provincës Guangdong në Kinë, Hong Kong dhe Makao.
“Në fillim, ekspertët e huaj na thanë se do të ishte e pamundur për shkak të kufizimeve teknike, por tani që është bërë, Kina ka një nga urat më të mira në botë”, tha Zhang Meisheng, kryetar i Zyrës së Punëve të Jashtme të Zhuhai.
Në këtë projekt gjigand u përfshin 20 mijë inxhinierë që punonin në të njëjtën kohë.
Kina dy vjet më parë përuroi urën më të lartë në botë gati më shumë se 500 metra mbi nivelin e tokës për të lidhur dy krahinat malore të jug-perëndimit midis qyteteve të Xuanëei dhe Shuicheng.