Prokurori Bujar Sheshi kalon vettingun, konfirmohet në detyrë nga KPK

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konfirmohet në detyrë prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi.
Hetimi për prokurorin Sheshi u bë nga KPK mbi bazën e 3 vlerësimeve të përcaktuara nga ligji për vetingun.
KPK konstatoi se nga hetimi i bërë në vitin 2003, prokurori nuk ka pasur detyrim ligjor të përshkruante në formular burimin e shpenzimeve të kryera.
Ndërkohë për makinën e blerë në vlerën e 7 mijë eurove, burimi u konsiderua i paqartë, megjithatë KPK konstatoi se prokurori ka pasur të ardhura të ligjshme për këtë veprim. Në seancë u bë prezent edhe raporti i DSIK, në të cilin theksohet se prokurori Bujar Sheshi nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.
KPK shqyrtoi edhe raportin për aftësinë profesionale në të cilin thuhej se prokurori nuk ka pasur masa disiplinore dhe as denoncime ndaj tij, ndërsa ka aftësi në drejtim dhe trajtim të ligjit.

Zjarr Tv Ad