Shkenca: “Njerëzit e shkurtër janë më nevrikë se njerëzit e gjatë!”

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hulumtimi i ri thotë se njerëzit e shkurtër janë më të inatosur dhe më të dhunshëm se njerëzit e gjatë.

Hulumtuesit në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve në Atlanta, Gjeorgji, së fundi kanë pyetur 600 burra të moshave 18 deri 50 vjeç mbi perceptimin e gjinisë mashkullore, imazhin për veten dhe sjelljen në lidhje me marrjen e drogërave, dhunën dhe krimin për një studim të drejtuar nga qeveria.

Shkencëtarët zbuluan se meshkujt që ndihen më pak mashkullorë janë më të rrezikuar ndaj kryerjes së veprimeve të dhunshme ose kriminale.

Sipas studimit, meshkujt që e konsideronin veten më pak mashkullorë, të njohur edhe si “stresi i mospajtimit mashkullor“, kishin pothuajse tre herë më shumë gjasa për të kryer sulme të dhunshme me armë ose sulme që çojnë në lëndime.

Disa vite më parë, një ekip studiuesish në Universitetin e Oksfordit gjithashtu pretendoi se “Sindroma e Njeriut të Shkurtër” është një gjë e vërtetë.

Ata raportuan se me rënien e lartësisë së një personi mund të rriten ndjenjat e cenueshmërisë dhe gjithashtu të rritet niveli i paranojës. Gjithashtu njihet si “Kompleksi i Napoleonit”.

Ndërsa shoqëria moderne bëhet më sipërfaqësore dhe përqendrohet në standardet e trupit për të dy gjinitë, lartësia po bëhet një temë tabu për shumë burra.

Është shumë e mundur që këto studime përfshinë një pjesë shumë të vogël nga një grup testimi për të përshkruar me saktësi prirjet e sjelljes së dikujt në bazë të lartësisë së tyre.

Sa për sqarim, Napoleoni ishte në të vërtetë 1,58 cm i gjatë, e cila është në thelb gjatësia mesatare e kohës sonë. Dhe sa për të krijuar një ide, kjo do të thotë 2 cm më i gjatë se ylli i filmit Jet Li!

 

Zjarr Tv Ad