Ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama pas shkarkimit nga detyra e avokates së shtetit Alma Hickës. Me anë të një postimi në twitër Rama shkruan se nuk bëhet fjalë për shkarkim, por Hicka u largua me dëshirë.
“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës🤧Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit⭐️Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses👏”, shkruan Rama.
Bëhet me dije se Hicka do të zëvendësohet nga Artur Metani. Propozimi është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërkohë që emërimi është bërë nga kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë mësohet se emërimi i Artur Metanit si Avokat i Shtetit do të bëhet me datë 24 tetor.