Merkel në takim me Vuçiç gjatë ceremonisë në Paris

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga kabineti i presidentit serb thuhet se, ata kanë biseduar për raportet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Serbisë, për bashkëpunimin ekonomik, gjendjen në rajon dhe procesin e integrimit europian. Presidenti i Serbisë pohon se ai e ka informuar kancelaren për rrjedhën e dialogut dhe hapat e fundit që ka marrë Prishtina kundër Serbisë, në radhë të parë për rritjen e taksave për mallrat serbe dhe ato nga Bosnje-Hercegovina. Vuçiç tha se Kosova po shkel marrëveshjen e nënshkruar për tregtinë e lirë, e në këtë mënyrë po cënon bashkëpunimin dhe stabilitetin. Pala serbe është shqetësuar edhe nga paralajmërimet në Prishtinë për krijimin e ushtrisë së Kosovës, nën emrin Forcat e Sigurisë. Sipas palës serbe, kjo rrezkon stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Në deklaratën e kabinetit të presidentit serb thuhet se, Kancelarja Merkel ka përshëndetur sukseset ekonomike të Serbisë. Merkel ka theksuar gatishmërinë e Gjermanisë që të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kancelarja Merkel ka theksuar po ashtu rëndësinë e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjermania është një prej vendeve kryesore, të cilat kanë kundërshtuar idetë e fundit për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kancelarja Merkel nuk ka parashikuar ndonjë takim të ndarë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Zjarr Tv Ad