Shqipëria është mbuluar nga bora e parë. Uljet e menjëhershme të temperaturave kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës në vendin tonë.
Kështu pas Dardhës, ku që prej ditës së djeshme vijojnë reshjet e dëborës, sot edhe Veri-Lindja e Shqipërisë është zgjuar nën shtresa të dendura dëbore.
Reshjet me të mëdha janë regjistruar në Dibër dhe Bulqizë. Gjithashtu, raportohet se fshatrat e thella kanë hasur probleme me bllokimin e rrugëve.
Një tjetër zonë e vendit që është mbuluar nga dëbora është edhe Gramshi. Sipas të dhënave në këtë zonë reshjet e dendura të dëborës kapin trashësinë nga 15 deri në 25 centimetra.
Aktualisht nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara por rekomandohet që në disa rrugë rurale të fshatrave të thellë të përdoren zinxhirët.
Ndërkohë mësohet se për shkak të stuhisë së fortë disa fshatra të dy qendrave administrative ka mungesë të energjisë elektrike.