Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Rama në një mbledhje me të rinjtë e PS-së ku po bëhen anëtarësime të reja, ka lëshuar dhe batuta në drejtim të Pandeli Majkos.
Ndërsa është shprehur para të pranishmëve se në politikë nuk futesh për tu bërë vetëm politikan, por në radhë të parë qytetarë, Rama ironizoi Pandeli Majkon duke thënë se “Pret vdekjen e tij”, duke nënkuptuar kohën e gjatë të Majkos në PS.
“Do marrësh Zahon përdore nëpër korridoret e partisë, ti tregosh korridoret e partisë. Anëtarësimet e reja… dy pika..Pandi pret vdekjen e Edi Ramës”, ironizoi Rama.
Më pas ai shtoi: “Ju nuk e dini historinë se Pandi nuk donte që unë të bëhesha anëtarë partie, mirëpo unë u bëra, se ju nuk e dini historinë’.
Majko ndodhej krah tij dhe e priti me buzëqeshje komentin