Rama sulmon opozitën për protestën: Sot Ina mund të ishte dëshmorja e parë

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër opozitën, duke e akuzuar këtë të fundit si nxitëse të protestës së dhunshme para dy ditësh tek Kuvendi, ku për pasojë u plagosën 15 policë dhe 3 banorë të Unazës së Re.

Gjatë një takimi ku u prezantua flota e re e Policisë së Shtetit, Rama iu kthehu përgjigje deklaratave të bëra nga eksponentë të opozitës, mes tyre edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, se policja Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur rëndë, ishte pa eksperiencën e duhur për të marrë pjesë në protestë.

I pari i qeverisë tha se 24-vjeçarja mund të ishte dëshmorja e parë police e rënë në krye të detyrës, nëse nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të hequr kapsollën.

“Jo më larg se 48 orë në parë një efektive e Policisë së Shtetit mund të kishte humbur jetën. Ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë. Ajo vajzë i përket gjeneratës së të reja dhe të rinjve të shkolluar në akademinë e ri çelur të sigurisë. Akademia që u mbyll për vite të tëra, duke ndërprerë një cikël trajnimesh të pazëvendësueshëm për Policinë e Shtetit.

Një ndër shumë vajza që janë dallëndyshet e para të pranverës së sapo nisur për rigjenerimin e Policisë së Shtetit, përfshi edhe vajza dhe djem që stërviten çdo ditë. “Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuar’, u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lendeve plasëse, që kodi penal e dënon si krim të rëndë. Ajo vajza dhe shumë të rinjtë tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe mesa di, të parën dëshmore të policisë së shtetit”, tha Rama.

Po ashtu Rama iu kthye së shkuarës, duke kujtuar një episod që kishte ndodhur më 2010-ën, kur 5 makina policie të blera me tender kishin ngelur në mes të rrugës. “Duke bërë këtë fjalë mu kujtua një raportim në media në 2010, për 5 makina të blera me tender, që kishin hapur kafonon për tubin e ujit, dhe dy kishin ngelur tek kthesa e Rinasit. Ky ishte një episod spektakolar që nxirrte në pah një vijimësi të mbrapsht të procedurave dhe pajisjeve të policisë së Shtetit. Kjo u bë objekt komedish dhe përqeshjesh shumë shpesh”, pohoi ai.

Zjarr Tv Ad