“Protesta” Ministri Lleshaj: Policia u përball me agresivitet të pabesë!

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka konsideruar të pabesë dhe agresiv protestën e dhunshme përpara Parlamentit më 22 Nëntor. Ku për pasojë u plagosën 12 policë dhe u lënduan 3 protestues.

Fjalimin ministri i brendshëm e mbajti në në prezantimin flotës së re të policisë së shtetit, ku komentoi edhe një herë protestën e dy ditëve më parë para parlamentit. Lleshaj kërkoi reflektim nga qytetarët por edhe sic tha ai përfaqësues të caktuar të politikës që të mos ngrenë dorë ndaj policisë.

Ministri Lleshi tha se qytetarët dhe forca të caktuara politike duhet të jenë në krah të uniformave blu dhe jo të rreshtohen përballë tyre.

Këto deklarata ministri i bëri në aktivitetin e sotëm ku u prezantuan 134 mjete të reja për Policinë e Shtetit,

“Dy ditë më parë forcat e policisë u përballën me agresivitet absurd dhe të pabesë. Qytetarët dhe moshatarët e Ina Nukës, te policia jonë duhet të shohin forcën tonë. Ne mbajmë me taksat tona policinë që të përballet me kriminelët. Për reflektim ftoj dhe përfaqësues të caktuar politikë që nuk duhet të rreshtohen përballë policisë, por vetëm në krah të saj”, u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ditën e enjte përpara Parlamentit, protesta e banorëve të Unazës së Re degjeneroi në dhunë mes tyre dhe forcave të policisë. Dy nga 12 policë të plagosur, morën dëmtime të rënda. Njëri efektiv pësoi dëmtime në daullen e veshit, kurse policja 24-vjeçare Ina Nuka humbi gishtat e njërës dorë për shkak të një kapsolle të hedhur drejt saj.

Zjarr Tv Ad