Një shqiptar 47-vjeçar është vrarë në Berlin. Sipas mediave lokale shqiptari i identifikuar si Blendi G., roje sigurie në Boss-Store u qëllua të shtunën në mbrëmje rreth orës 20:40.Sa përfundoi punën ai mori rrugën për në shtëpi.
Dhe vetëm pasi bëri 200 metra rrugë, një njeri me i veshur me të bardha i doli përpara. Ai hapi zjarr, 3-4 herë. Më pas autori përpara hyrjes së një shtëpie qëllon edhe veten. Policia e ka identifikuar dhe autorin, B.Z, një shqiptaro-gjerman, rreth 60 vjeç. Fotot e vendit të krimit, i cili ndodhet pranë stacionit të metrosë Bismarckstraße, tregojnë një pishinë të madhe gjaku.Disa banorë njoftuan policinë.
Ata dëgjuan tre ose katër të shtëna. Një dëshmitar u përpoq të ndihmojë 47-vjeçarin Blendi G. “Ai mori dy ose tre frymë dhe më pas mbaroi. Unë nuk mund të bëja asgjë më shumë”.Gjatë natës, hetuesit filluan të kërkonin prova në vendngjarje dhe gjetën armën e krimit. Hetuesit gjermanë tani po përpiqen t’i japin përgjigje pyetjes, se çfarë ka bërë 47-vjeçarin, babai i dy fëmijëve (një vajze 6 vjeçe dhe një djali 14 vjeç) që ai të ekzekutohej në atë mënyrë.