Në një konferencë për shtyp në Brukel, Stoltenberg foli për nismën në Kosovë për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Ne diskutuam për veprimet e Kosovës, për të ecur përpara me transformimin e FSK-së në ushtri. Një hap i tillë është në një kohë të gabuar. Kjo është në kundërshtim me këshillat e shumë aleatëve nga NATO dhe mund të ketë pasoja serioze për të ardhmen e integrimit euroatlantik të Kosovës”, tha Stoltenberg. Tre ligjet që e mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, por pa iu ndryshuar emri, pritet të marrin përfundimisht “dritën jeshile” nga Parlamenti i Kosovës në seancën e 14 dhjetorit. Ligjet përkatëse duhet të nënshkruhen më pas nga presidenti. Që nga nisma e hapur e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që FSK-në ta shndërrojnë në ushtri, më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë braktisur këtë trupë, siç thuhet “për shkak të presioneve të shumta të raportuara ndaj tyre”. Sidoqoftë, transformimi i FSK-së në ushtri të mirëfilltë, edhe pas miratimit të ligjeve në Kuvend, sipas ekspertëve mund të zgjasë të paktën 10 vite, derisa kjo trupë të arrijë kapacitetet e plota dhe të njihet nga të gjitha vendet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.
Stoltenberg: Nisma e kosovës për krijimin e ushtrisë vjen në një kohë të pa përshtatshme
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...