Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Banorët që u prekën nga ndërtimi i rrugës Tranballkanike në Vlorë kanë protestuar para bashkisë së qytetit pasi ende nuk kanë marrë shpronësimet. Edhe pse prej 6 muajsh është marrë konfirmimi nga ministria e Infrastrukturës,familjet ende nuk kanë marre paratë. Banorët deklarojnë se janë me dokumentacion të rregullt dhe zgjidhjen e tyre do ta kërkojnë edhe në Tiranë pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Bashkia e Vlorës. Shtëpitë e tyre janë shembur para tre vitesh kur u nisi edhe projekti për ndërtimin e rrugës Transballkanike.