Rama: Studentët më dhanë shuplakë, por nuk do të lë që zjarrin e tyre ta përdor opozita

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama theksoi edhe njëherë nga foltorja e Kuvendit se 8 kërkesat e studentëve janë të realizueshme.

Ai i bëri thirrje studentëve që të gjejë mundësinë për të dialogur qoftë edhe në sallën e parlamentit dhe të mos dëgjojnë më propagandën e opozitës për t’i thënë jo negociatave.

“Janë të ftuar në çdo moment edhe këtu në këtë sallë, nëse dëshirojnë që të diskutojnë hapur lidhur me 8 pikat e tyre por edhe më shumë se kaq, kjo sallë është në dispozicion. Opozita reale e vendit sot janë ata studentë që kanë vendosur të ngrejnë krye ndaj një sistemi të universitetit që i ka marrë peng. Na kanë dhënë shuplakë, e na kanë shkundur që t’i hapim sytë më shumë te ajo që ndodh brenda mureve të universitetit. Ky parlament apo çdo sallë janë hapësira ku mund të diskutojmë me studentët. Unë nuk dua që protesta të mbyllet, se kjo protestë që afishon 8 pika, por që ka shumë problematika të tjera.

Pikat ne jemi gati t’i plotësojmë një për një, por ata që erdhën këtu një opozitë që vrapon për t’u futur mes jelekëve portokalli te Astiri, se nuk futet dot te studentët se e ha mbrapsh flakërimën ashtu siç askush s’do e dëshironte.

Por çfarë fshihet pas mohimit të dialogut, pas asaj propagande që investohet nga ndërmarrja e doktoreshës dhe SHQUP-i këtu, dhe nga ai profesor Qorri. Nga njëra anë qëllimi që këto të mos zgjidhen dhe që studentët të acarohen në mënyrë artificiale nga një opozitë që që kur ka humbur zgjedhjet kërcënon për kaos e destabilizim e revolucion, çfarë fshihet?

Kjo është arsyeja pse unë refuzoj që këto 8 pika t’i plotësoj sikur janë 8 porosi për një dyqan.

Ju flet studentëve sot me megafon dhe i thotë pse nuk duhet të flisni me kryeministrin. Sot është dita për t’u lutur që këta diaj me brirë të mos bëjnë më dëm siç kanë bërë tërë këto vite.

Ne nuk jemi këtu të tallemi e të bëjmë sikur, Sudja thoshte sot të gjitha, e mbani mend se çfarë ju tha në fund: Ishte loja. Sudja tjetër doktoresha e shkencave thotë loja vazhdon. Ne themi kjo lojë duhet të mbarojë.

Kujt ja themi: Ylli Kadriut, apo Qimi.net Kadriut? Kujt t’ja themi? Duhet t’ja themi studentëve” tha Rama.

Zjarr Tv Ad