Rama thirrje për dialog, studentët i kthejnë përgjigjen

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama i ka ftuar për dialog nga brenda Kuvendit, studentët nga jashtë godinës vazhdojnë të jenë të vendosur në kërkesat e tyre.

“S’ka dialog, ose këto pika bëhen ose jo. Do vendosim të përshkallëzojmë protestën. Do flasim me studentët e tjerë dhe do vendosim ca do bëjmë”, është shprehur një student.

Më herët studentët kanë  kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi të bëjë një ligj me 8 kërkesat që kanë, sepse nuk kanë besim te VKM-të.

Studentët i janë kthyer mënyrës së vjetër të përçimit të mesazhit, asaj të megafonit.

Ndërkohë që fillojnë të njëjtat artikulime, flasin dhe japin mesazhe me poezitë e tyre. Ata kërkojnë që  Ruçi të bëjë një ligj me 8 kërkesat që ata kërkojnë, sepse sipas tyre VKM-të nuk janë të besueshme.

Zjarr Tv Ad