Në ditën e 9 të protestave janë bashkuar njëzëri të gjithë studentët gjimnazistët qytetarë të thjeshtë për një kaoz te përbashkët në plotësimin e 8 pikave që janë bërë publike nga studentët
Ata jan shprehur se nuk do tërhiqen nga protestat dhe se kërkesat e tyre jan mjaftë të qarta
Paralelisht me ata të Tiranës, studentët nga rrethet nuk i janë ndarë protestave në ditën e 9-të
Në qytetin e Beratit jo vetëm studentët por u janë bashkuar edhe gjimnazistët e qytetarët e thjeshtë
Ata janë shprehur se do të ishin me të shumtë në numër nëse do te lejoheshin të gjithë nxënësit të dilnin nga shkolla.
Studentët e Durrësit kanë mbërritur në Tiranë i bashkohen protestës përpara parlamentit
Ndërkohë në Sarandë edhe pse studentët nuk kanë mundur të dalin në protestë nga koha e keqe sërisht kanë bojkotuar mësimin
Në Shkodër studentët janë mbledhur sërish te sheshi “2 prilli”, ndërsa me parulla me duar përforcojnë kauzat e tyre.
Mos e bojkotoni protestën dhe mësimin për të shkuar në kafe, por bashkohuni me kolegēt të marshojmë drejt Tiranës dhe të luftojmë me dinjitet për të fituar të drejtat e mohuara kanë qenë thirrjet e studentëve protestues në Elbasan.