Kolegji i Apelimit shkarkon nga detyra kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi  sot shkarkimin nga detyra të Bashkim Dedjas, kreut të Kushtetueses.

Kolegji arsyetoi se vendimi për shkarkimin e tij u mor sepse subjekti në fjalë kishte  më shumë pronësi nga ç’pritej.

Nërkaq, KPA gjeti pasaktësi  në deklarimin e Dedjas, për sa i takon një apartamenti në Golem, dhe një në Tiranë.

Trupi gjykues kryesohej nga  Ardian Hajdari, me relator Luan Dacin si edhe anëtarët: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Në momentin që u mor vendimi, Dedja nuk ishte i pranishëm në sallë, dhe përfaqësohej nga avokati Maksim Haxhia, i cili në përfundim të mbledhjes nuk kishte dashur të prononcohej  për mediat.

Gjykata Kushtetuese tani mbetet vetëm me një anëtare, Vitore Tushën.

Kryegjykatësi kushtetueses Dedja e kaloi me sukses testin e vettingut në shkallën e parë.  Ndërsa vendimi i Komisionit të Pavarur të kualifikimit u ankimua nga Komisioneri Publik  dhe nga ONM.

 

Zjarr Tv Ad