Thaçi: Taksa 100% është e natyrshme

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Thaçi ka mbrojtur taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se është me së e natyrshme një sjellje e tillë duke pasur parasysh fushatën agresive nga Serbia.

“Vetëm hudheni një sy ndaj fushatës së ndyrë të Serbisë që ka bërë për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, këtu përfiton vetëm terrorizmi, më thoni ju lutem kush përfiton nga mosanëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë. Përfiton vetëm krimi i organizuar, terrorizmi.Unë sinqerisht ndjej keqardhje për sjelljen e tyre”, tha Thaçi.

“Është më se e natyrshme që një sjellje e tillë të pasohet me masa të marra nga institucionet e Kosovës për produktet serbe të cilat hyjnë në Kosovë. Pra, Kosova nuk e ka provokuar këtë situatë”, tha Presidenti.

“Ky reaksion është pasojë e veprimeve agresore të Serbisë.Unë dua të besoj që kjo gjendje do të tejkalohet në një të ardhmen e afërt.Prishtina dhe Brukseli janë duke komunikuar intensivisht për këtë çështje”, ka thënë ai.

 

Zjarr Tv Ad