Rusia dezinformoi me rrjetet sociale për të votuar Trumpin

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusia ka përdorur çdo rrjet social për të influencuar zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Kështu thuhet në një raport që pritet të publikohet këtë javë në Senatin amerikan e që ekspozon shkallën e përpjekjes ruse për të dezinformuar elektoratin në Shtetet e Bashkuara.

Raporti është përgatitur nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania që analizon rrjetet sociale “Graphika”. Bëhet fjalë për analizën e parë të miliona postimeve të vëna në dispozicion nga Twitter, Google dhe Facebook.

Ndërsa dy rrjetet më të njohura e kanë pranuar më herët ndërhyrjen ruse, fare pak dihet për aktivitetin e platformave të tjera online. Të dhënat sugjerojnë se You Tube, Tumblr, PayPal dhe Google+ ishin prekur gjithashtu nga tentakulat e Rusisë, e cila përdori teknika të marketingut dixhital për të ndikuar tek audienca. Komiteti për shërbimet e inteligjencës në Senatin amerikan, të cilit i është dorëzuar raporti, duhet ende të deklarohet nëse do t’i pranojë konstatimet e tij.

Studimi ofron detaje mbi fushatën e gjerë të Agjencisë Kërkimore të Internetit, një kompani ruse që është cilësuar nga inteligjenca amerikane si një vatër dezinformimi me lidhje të ngushta me Kremlinin. Raporti nënvizon se Rusia ka patur në fokus manipulimin e konservatorëve, me postime të ndryshme mbi emigracionin, racizmin dhe të drejtat e armëve.

Gjithashtu, Moska është përpjekur të dëmtojë fuqinë votuese të afro-amerikanëve të majtë, duke përhapur informacione të rreme mbi procesin elektoral.

 

Zjarr Tv Ad