Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një nga organet më të rëndësishme të drejtësisë, do të mblidhet sot për herë të parë.
Mbledhja do të zhvillohet në sallën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësië dhe do të ketë këtë rend dite:
- Miratimi i rregullave për zgjedhjen e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
- Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
- Miratimi i vendimit deklarues me datën e krijimit të Këshillit;
- Hedhja e shortit për përcaktimin e antarëve jo prokurorë, që do të shërbejnë me një mandat 3 -vjeçar
- Hedhja e shortit për përcaktimin e anëtarëve prokurorë, që vijnë nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe ato të apeleve, që do të shërbejnë me një mandat 3 – vjeçar;
- Mbledhja është e hapur dhe njoftohen të gjithë anëtarët të jenë pjesë e kësaj mbledhjeje.