Mblidhet sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një nga organet më të rëndësishme të drejtësisë, do të mblidhet sot për herë të parë.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësië dhe do të ketë këtë rend dite:

  1. Miratimi i rregullave për zgjedhjen e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
  2. Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
  3. Miratimi i vendimit deklarues me datën e krijimit të Këshillit;
  4. Hedhja e shortit për përcaktimin e antarëve jo prokurorë, që do të shërbejnë me një mandat 3 -vjeçar
  5. Hedhja e shortit për përcaktimin e anëtarëve prokurorë, që vijnë nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe ato të apeleve, që do të shërbejnë me një mandat 3 – vjeçar;
  6. Mbledhja është e hapur dhe njoftohen të gjithë anëtarët të jenë pjesë e kësaj mbledhjeje.

 

Zjarr Tv Ad