Policia e Shtetit u bënë bërë thirrje të gjithë shoferëve të jenë të kujdesshëm në kushtet e borës dhe akullit në rrugë.
“Jini të kujdesshëm – njofton sot Policia. – Bora dhe ngricat tashmë prezente në rrugët verilindore të vendit. E keni bërë gati makinën tuaj? Besoj se jo, sepse rënia e dëborës shpeshherë të zë papritur.
Ndërroni gomat nga verore në dimërore.
Përpara udhëtimit me mjet hiqni dëborën komplet nga mjeti juaj.
Evitoni manovrat e ashpra – “butësia” është çelsi i artë kur jeni me mjet dhe qarkulloni në akse rrugore me dëborë.
Në ngjitje mos hiqni dorë kurrë, vendosni marrshin e parë ose të dytë dhe vazhdoni me kujdes pa u tërhequr dhe pa ekzagjeruar me gazin, por edhe pa “humbur” shpejtësi.
Në disheza, përdorni frenimin/motor.
Qëndroni larg mjeteve të tjera si distancë udhëtimi.
Në rastet e rrugës së mbuluar me dëborë në shtresë të lartë më mirë mos ndiqni gjurmët që mjetet e tjera kanë lënë mbi sipërfaqen e saj.
Kujdes me akullin. Është më i rrezikshëm se dëbora, sepse shpesh është i padukshëm në momentin e parë për drejtuesit e mjeteve. Telefononi 112 për çdo problematikë, jemi në shërbimin tuaj.