Rama në Vlorë, studentët braktisin sallën dhe thërrasin: E duam Shqipërinë si gjithë Europa

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur krejt ndryshe takimi që kryeministri Edi Rama po zhvillon sot në Universitetin e Vlorës, ku të pranishëm janë studentë, ndërsa në fokus do jenë kërkesat e tyre.

Pavarësisht rolit të tij si kryetar qeverie, Rama ka marrë edhe rolin e koordinatorit, pasi studentët nuk po bindeshin që të uleshin nëpër vende. Madje ai është kapur me disa prej tyre, ndërsa nuk ka kursyer edhe tonet e larta. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nisen te therrisnin studentet dhe më pas u larguan nga salla, ndërkohë që brenda qëndruan pjesa tjetër.

“Hajde djema, dilni mo këtu. Zini vendin. Çuna, futuni aty. Mund të uleni dhe përpara. Dilni këtu mo. O goca, o vajza. Ose mund të uleni dhe këtu, s’do e bëjmë si kantier, s’ke asnjë status të veçantë. Dil anësh se s’mund të pengosh të tjerët. Vajzë do të më kesh përballë? Ku të kalojnë ata? Ulu mi anësh, si do rrish përpara njerëzve. Po përmbysni anën e edukatës”,-tha Rama.

Zjarr Tv Ad