Leku vazhdon rritjen – Euro zbret në 122.7

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë ditës së enjte, në tregun valutor vendas, monedha kombëtare ka vijuar rritjen, duke zhvlerësuar kështu valutat e huaja.

Monedha e eurozonës zbriti mëngjesin e sotëm në kuotën e 122.7 lekë në shitje duke u ulur kështu me 0.1 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Valuta e SHBA, dollari ka njohur rënie ditën e enjte, duke rënë me 0.3 lekë për njësi.

Tashmë dollari këmbehet për 107.4 lekë në shitje dhe 108.3 lekë në blerje.

Rënie ka pësuar edhe paundi britanik, të cilin e shohim tejet të luhatshëm javët e fundit ndikuar edhe nga problematikat midis Britanisë dhe BE për marrëveshjen e Brexit. Paundi ndodhet tashmë në kuotën e 135.8 lekëve duke u ulur kështu me 0.4 lekë për njësi.

Gjithashtu edhe valutat e tjera të huaja, kanë pësuar rënie.

Dollari kanadez është dobësuar me 0.3 lekë për njësi duke arritur kuotën e 79.5 lekë, dollari australian ka thelluar rënien me plot 1.1 lekë duke arritur kuotën e 76.2 lekë ndërsa franga zvicerane ka rënë me 0.3 lekë duke u këmbyer sot në tregjet e këmbimit me 108.2 lekë.

EUR/ALL     122.70 -123.50
USD/ALL     107.40 -108.30
GBP/ALL     135.80 – 136.50
AUD/ALL     76.20 –  77.00
CAD/ALL     79.50  –  80.30
CHF/ALL    108.20 – 109.00

Zjarr Tv Ad