Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata e Apelit ka liruar protestuesin e vetëm të mbajtur në burg gjatë protestës së Unazës së Re, Dorian Protoduarin.
Ndaj tij është caktuar masa e re “Detyrim paraqitjeje”.
Ai u arrestua në datën 22 nëntor para syve të të gjitha mediave, ku pas përfundimit të protestës së Unazës së Re para Kuvendit, kishte shkuar të vizitonte nënën në Spitalin e Traumës.
Nëna e tij, Lindita Protoduari kishte përshëndetur Kuvendin e Partisë Demokratike që u mbajt të shtunën me një fjalim të zjarrtë drejtuar sidomos studentëve që të mos dorëzoheshin për të drejtat e tyre, ashtu siç nuk u dorëzuan prej mëse 40 ditë banorët e Unazës për shtëpitë dhe bizneset e tyre.