Naureda Llagami merr drejtimin e KLGJ-së

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Naureda Llagami është vënë  në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor me dhjetë vota pro.

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për herë të parë të enjten dhe drejtohej nga anëtarja më e vjetër në moshë jo-gjyqtare, Fatmira Luli.

Llagami  mori frenat e këtij institucioni të ri, ndërsa në garë për kryetar të KLGJ-së ishin Alban Toro dhe Fatmira Luli.

Krahas drejtuesit të KLGJ-së, u zgjedh edhe nënkryetari i saj Maksim Coku, teksa gjithashtu  garonin  Naureda Llagami dhe Fatmira Luli. Gjatë ditës së djeshme u zgjodhën edhe drejtuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor ishte i pranishëm kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Themelimi i dy institucioneve do t’i  hap rrugë krijimit të SPAK, i cili ka për synim hetimet në nivele të larta të korrupsionit, përfshirë edhe personalitete në fushën e politikës.

Zjarr Tv Ad