Kosova regjistron ngjitjen më të madhe nga të gjitha kombëtaret e Botës brenda vitit 2018

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Faqja zyrtare e FIFA-s ka publikuar renditjen përfundimtare të kombëtareve për vitin 2018, dhe e ka theksuar se Kombëtarja e Kosovës ka pësuar ngritjen më të lartë nga të gjitha kombëtaret brenda këtij viti.

Kosova është ngritur 46 pozicione brenda një viti dhe tani pozicionohet në vendin e 131-të me 1113 pikë të grumbulluara.

Për shkak që në këtë muaj nuk ka pasur ndeshje të kombëtareve, pozita e Kosovës në renditje nuk ka ndryshuar nga muaji i kaluar, kur e shënoi ngritjen më të lartë ndonjëherë.

Zjarr Tv Ad